Bayerni “makineri”, fiton me “manita” përballë Union Berlin

schedule17:21 - 30 Tetor, 2021

schedule 17:21 - 30 Tetor, 2021

Bayern Munich dhe Union Berlin janë ndeshur ditën e sotme në kuadër të javës së 10 të Bundesligës.

Takimi u mbyll me shifrat 2-5 në favor të “bavarezëve” që vazhdojnë të dëshmojnë se kjo skuadër funksionin si “makineri”.

Ndeshja u zhbllokua nga sulmuesi kryesor e Bayernit, Leva, në minutën e 15, por nuk do të vononte shumë dhe polaku do të dyfishtë rezultatin në të 23’.

Miqtë nuk do ta linin me  keq pjesën e parë, pasi goli i tretë do të vinte nga anësori Sane në  minutën e 35’.

Vendasit do të ngjallnin shpresat me një gol të Giesselmann në minutën e 43, gol që do të vendoste rezultatin e 45 minutave të para në 1-3.

Pjesa e dytë nis me të njëjtin ritëm, Bayerni zotëron fushën dhe shënon golin e 4 në minutën e 61 me Coman dhe vetëm 4 minuta më vonë vendasit do të dërgojnë në -2 disavantazhin pasi do të shënojnë me Ryerson.

Dhjetë minuta nga fundi “bavarezët” shënojnë edhe golin e pestë me Muller për të vulosur gjithçka në këtë ndeshje.

Pas kësaj fitoreje Bayerni mban vendin e parë me 25 pikë, një më shumë se ndjekësit e Dortmund që po ashtu triumfuan përballë Koln. r.t/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!