“Bayerni, kurrë me oligarkë dhe shtete si sponsorë! Sane? E kemi në vëzhgim”

schedule13:48 - 27 Shtator, 2019

schedule 13:48 - 27 Shtator, 2019

Bayern Munich nuk ka hequr dorë nga objektivi për të afruar në skuadër sulmuesin Leroy Sane. Gjermanët e tentuan këtë verë, por një dëmtim në ligamentin e gjurit bëri që bavarezët të tërhiqeshin për momentin. Gjithsesi po e shikojnë me kujdes situatën e lojtarit të tyre.

Këtë e pranon edhe presidenti i bavarezëve, Uli Hoeness. Në një prononcim për “Sport Illustrated”, ai ka deklaruar: “Duhet të shohim se di po shkon rikuperimi tij. Më pas, në janar ose shkurt, drejtuesit e rinj do të mblidhen dhe ta mendojnë.

Kreu i klubit gjerman flet edhe për kritikat që merr trajneri Niko Kovac: “Ai është një trajner i ri, pa shumë eksperiencë ndërkombëtare. Gjithsesi ka fituar dy tituj dhe ka ndërtuar një skuadër të re”. Ndërkohë Bayerni po tenton titullin e tetë radhazi dhe Hoeness e do me çdo kusht.

“Problemi është që nëse ne fitojmë, atëherë çdokush thotë që kjo nuk është e mirë për kampionatin. Nëse humbim, të gjithë kërkojnë të shkarkohen ata që janë përgjegjës. Kështu që më mirë ta fitojmë ne titullin”, ka shtuar Hoeness.

KONKURRENCA – Presidenti i bavarezëve është ngacmuar edhe për një çështje tjetër, që ka të bëjë me shitjen e aksioneve për të konkurruar me klube si PSG dhe Manchester City që drejtohen nga multi-miliarderë. Hoeness është i prerë, teksa thekson se Bayern ka zgjedhur rruhu tjetër.

“Fansat tanë dhe anëtarët tanë kurrë nuk do ta pranojnë këtë. Mund të shesim vetëm 30% të aksioneve, gjithçka matanë kësaj shifre ka nevojë për votimin e anëtarëve dhe aprovim nga 75% e tyre. Nuk mendoj se do ndodhë ndonjëherë diçka e tillë. Fansat tanë duan një klub futbolli si një familje, pa borxhe dhe oligarkë. Gjithashtu pa shtete si sponsorë. Unë nuk po them se nuk është ‘OK’ ashtu, por ne po ndjekim rrugë të ndryshme”, ka deklaruar Hoeness. /abcnews.al