Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Bayern tregon forcën/ Bavarezët debutojnë në Champions me fitoren 3-1 ndaj Chelsea

schedule12:47 - 18 Shtator, 2025

schedule 12:47 - 18 Shtator, 2025

Bayern Munich tregon forcën që premierën e tij në edicionin e ri të Champions League.

Kampionët gjermanë fituan 3-1 kundër Chelsea në tempullin e tyre “Allianz Arena”, duke konfirmuar formën në këtë sezon që ka nisur në mënyrën më të mirë.

Bavarezët morën menjëherë frenat e lojës, por për epërsinë kishin ndihmën e Chalobah, që në minutën e 20-të ishte I pafat, duke dërguar topin në portën e tij.

Sfida uy bë në zbritje për Bayern, që dyfishoi shpejt diferencën. Harry Kane fitoi një 11 metërsh në minutën e 27-të dhe po vetë nga pika e bardhë finalizoi me goditjen e saktë.

Por vetëm dy minuta më pas, Chelsea rihapi ndeshjen. Kole Palmer mbylli me topin në rrjetë një kundërsulm të shpejtë të londinezëve për të vendosur edhe fatin e pjesës së parë.

Pas pushimit mendoi sërish Harry Kane për të ndezur festën e bavarezëve.

Me një goditje klasi brenda zonës, sulmuesi anglez shënoi golin e tretë dhe të qetësisë për të zotët e shtëpisë.

Në limitet e kohës së rregullt, Palmer shënoi golin e dytë personal, por sistemi VAR sinjalizoi një pozicion jashtë loje milimetrik, duke arshivuar përfundimisht fitoren 3-1 të Bayern Munich.

Një nisje e shkëlqyer për bavarezët, që menjëherë rrisin kuotat e tyre mes favoritëve në këtë edicion të Champions League./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!