Erling Haaland është një nga sulmuesit më të talentuar për momentin. Interesimi për 20-vjeçarin norvegjez është i madh, teksa Dortmund kërkon mbi 100 milion euro për ta lënë të lirë.
Kalimi te Bayern Munchen shihet si një opsion, por në kampin bavarez e mohojnë një gjë të tillë. Në prononcimin e dhënë për Bild, Oliver Kahn shpjegon dy arsyet pse Haaland nuk do të transferohet në Mynih.
“Më vjen për ata që flasin rreth mundësisë së transferimit të Haaland te Bayern Munchen nuk kanë kuptuar asgjë rreth situatës që po kalojmë. Një futbollist që kushton mbi 100 milion euro është i paimagjinueshëm për ne për momentin.
Ne kemi Lewandowskin, i cili ka edhe dy kontratë me Bayernin. Performancat e Robert nuk mund të vihen në diskutim. Ai ka shënuar 39 gola deri tani në Bundesligë. Mjafton ky fakt për të theksuar se më duket absurde të mendojmë për Haaland.
Lewandowski mund të qëndrojë edhe disa vite në këto nivele“, deklaroi Oliver Kahn, i cili në muajin dhjetor do të zëvedësojë Karl-Heinz Rummenigge në postin e CEO-s së Bayern Munchen. /abcnews.al