Pavarësisht se Tottenham vendosi t’i jepte fund bashkëpunimit me të dhe e shkarkoi, Mauricio Pochettino mbetet një nga trajnerët më të preferuar. 47-vjeçari argjentinas zhvilloi një punë fantastike me Spurs dhe e dërgoi klubin nga Veriu i Londrës në nivele të larta.
Tottenham ishte shumë pranë arritjes së fitimit të Premier League në vitin 2016 dhe Champions League sezonin e kaluar, por në fund festuan Leicester City dhe Liverpool. Bayern Munchen e pëlqen shumë Pochettinon.
Anglezja Telegraph raporton se kampionët e Gjermanisë kanë nisur kontaktet me trajnerin latin dhe janë gati t’i dhurojnë pankinën pas shkarkimit të Niko Kovac. Pochettino ka kërkuar kohë deri në janar për të rikthyer një përgjigje përfundimtare.
Shkaku? Ai po ndjek me interes zhvillimet në kampet e Barcelonës, Real Madrid dhe Manchester United. Të tre trajnerët e këtyre ekipeve rrezikojnë postin dhe ish-trajneri i “Gjelave” nuk e ka me nxitim gjetjen e skuadrës së re. /abcnews.al