Bayern nxjerr Coman në shitje, gati oferta për një “fiksim të vjetër”

schedule09:58 - 8 Qershor, 2021

schedule 09:58 - 8 Qershor, 2021

Bayern Munchen ende nuk ka arritur të gjejë sulmues anësor që t’i “blindojë” ato pozicione dhe vazhdon të kërkojë për zgjidhje. Kingsley Coman, përgjegjës për anën e majtë sulmit, vuan herë pas here dëmtimet dhe Bayern Munchen po mendon shitjen e tij.

Madje ka gjetur edhe pasuesin e tij, në fakt e ka gjetur që në verën e shkuar. Callum Hudson-Odoi do të jetë shënjestra e Bayern Munchen këtë verë. Mediet gjermane bëjnë me dije se bavarezët po mendojnë edhe një herë të nisin një ofertë për yllin e Chelseas.

20-vjeçari ka rinovuar me Chelsean deri në verën e vitit 2024, por këtë sezon ai është aktivizuar vetëm në 10 ndeshje si titullar dhe ka shënuar 2 gola. Bayern Munchen po mundohet të shfrytëzojë minutat e pakta të tij dhe ta bëjë të tijin këtë verë me çmim të arsyeshëm. D.L/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!