Pavarësisht se nuk arritën të siguronin dot shërbimet e portugezit, Joao Palhinha në merkato e veres, “bavarezët” e Bayern Munich, duket se nuk do të ndalojnë përpjekjet e tyre për të siguruar shërbimet e 28-vjeçarit të mesfushës.
Sipas raportimeve më të fundit të prestigjiozes gjermane “Bild”, Palhinha e dëshiron me çdo kusht transferimin në “Allianz Arena” e për këtë arsye “bavarezët” do të hidhen sërish në sulm për “luzitanin”, kësaj radhe në merkaton e dimrit.
Mirëpo, ndryshe nga hapësira e transferimeve të stinës së verës, Bayern tashmë i ka arkëtuar 70 milionë eurot e nevojshme për portugezin, teksa kujtojmë se shiti mbrojtësin francez, Benjamin Pavard tek Inter për 32 milionë euro dhe “tulipanin” holandez, Ryan Gravenberch, te “të kuqtë” e Liverpool për shifrën e 40 milionë eurove. /i.m /abcnews.al