Bayern Munchen është kthyer bindshëm në merkato. Pas firmës me mbrojtësin e Real Madrid, Alvaro Odriozola, tashmë drejtuesit e klubit gjerman po përpiqen të rikthejnë në Mynih sulmuesin anësor të Juventusit, Douglas Costa.
Sipas raportimit të gazetës gjermane ‘Bild’, bavarezët e kërkojnë brazilianin për të zëvendësuar të dëmtuarit Serge Gnabry dhe Kingsley Coman. Flitet se kampionët në fuqi të Bundesligës po mendojnë për një huazim të sulmuesit deri në fundin e këtij sezoni.
29-vjeçari nuk ka qenë gjithmonë pjesë e formacionit juventin për shkak dhe të disa dëmtimeve gjatë këtij sezoni. Costa u largua nga Bayerni për në Torino në verën e vitit 2017, kur presidenti Uli Hoeness deklaronte se ai kërkonte me shumë para. Ndërkohë dhe trajneri i Juventusit, Maurizio Sarri, njihet si një admirues i sulmuesit brazilan dhe pritet për tu parë nëse do të kemi një rikthim të tij në Gjermani. /abcnews.al