Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Bayern nuk i rinovon kontratën, mesfushori drejt rikthimit në La Liga

schedule21:40 - 3 Prill, 2020

schedule 21:40 - 3 Prill, 2020

Zhvillime te Bayern Munchen. Javi Martinez mund të rikthehet tek Athetic Bilbao këtë verë, raporton “SkySport” në Gjermani. Kontrata e mesfushorit spanjoll me Bayernin skadon në vitin 2021 dhe nuk ka asnjë ofertë rinovimi nga bavarezët.

Presidenti i Bilbaos, Aitro Elizegi, është pro një rikthimi të mundshëm të Martinezit. Përveç Athetic Bilbaos, flitet gjithashtu se edhe Getafe është e interesuar për mesfushorin spanjoll.

31-vjeçari u largua nga Bilbao në 2012-ën, në një transferim prej 40 milion eurosh te Bayern. Gjatë qëndrimit të tij në Mynih, ai ka fituar shtatë tituj kampion të Bundesligës, një Champions Leagye dhe katër Kupa Gjermanie (DFB-Pokal)./abcnews.al



 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!