Me 25 gola e 4 asista në 29 ndeshje të zhvilluara deri më tani këtë sezon, duket se “bomberi” nigerian i Napolit, Victor Osimhen po kalon një nga sezonet më të mira të karrierës së tij dhe tashmë është në fokusin e “gjigandëve” evropianë.
Kështu, pas Manchester United e Chelsea, në “garën” për të siguruar shërbimet e 24-vjeçarit nga Nigeria kanë hyrë dhe gjermanët e Bayern Munich, me “bavarezët” që e shikojnë nigerianin si zëvendësuesin perfektet të “bomberit” Robert Leëandoëski.
Përveç kësaj, Osimhen pëlqehet shumë dhe nga tekniku Tuchel, i cili është “fans” i madh i punës së nigerianit, mirëpo problemi i vetëm do jenë paratë me Presidentin e Napolit, Aurelio De Laurentiis, i cili kërkon 170 milionë euro për të lënë sulmuesin të largohet. /i.m /abcnews.al