Bayern Munich merr tri pikët në takimin e javës së 33-të të Bundesliga-s ndaj Wolfsburg, me ndeshjen që u mbyll me rezultatin 2-0.
Tuchel bëri një rrotacion në sulm, me ekipi e Bayern-it që doli me pasoja nga eliminimi nga gjysmëfinalja e Championsit nga Real Madrid-i.
Takimi i ndaj Wolfsburg u zhbllokua në minutë e 4’ nga Zvonarek që u dha avantazhin vendasve.
Ndërkohë në minutën e 18’ ishte Goretzka ai që gjeti rrugën drejt rrjetës, duke dyfishuar avantazhin e ekipit të tij.
Në fraksionin e dytë pavarësisht se kishte raste, nuk pati asnjë ndryshim në rezultat.
Pas kësaj jave Bayern Munich renditet në vend të dytë me 72 pikë, teksa Wolfsburg renditet në vend të 12-të me 37 pikë./ h.ll/abcnews.al