Bayern Munich jep ultimatumin për Alphonso Davies, kanadezi duhet të vendosë të ardhmen e tij

schedule10:56 - 25 Mars, 2024

schedule 10:56 - 25 Mars, 2024

Tani ose kurrë, kështu thonë në Gjermani, me Bayern Munich i cili i ka dhënë Alphonso Davies një javë kohë për të marrë një vendim për të ardhmen e tij.

Anësori i majtë kanadez, një ndër më të mirët në rolin e tij, ka kontratë deri në 2025 me bavarezët.

Por, deri tani ka refuzuar ofertat e rinovimit, ndërkohë që e ardhmja e tij lidhet me Realin e Madridit, dëshirë që e ka shprehur publikisht menaxheri i tij.

Rekordmenët e futbollit gjerman i kanë ofruar 23-vjeçarit zgjatjen e bashkëpunimit deri në 2029. Kontratë nga e cila do të përfitojë rreth 14 mln euro neto në sezon!

Drejtuesit e Bayernit, të lodhur nga lojërat e Davies, i kanë vendosur ultimatumin final këtij të fundit. Lojtari ka një javë kohë për të marrë vendimin përfundimtar. Nëse do të rinovojë apo jo.

Në lidhje me këtë çështje foli edhe Max Eberl. “Bisedimet vazhdojnë prej një kohe të gjatë, por u ndërprenë gjatë verës së kaluar. Në vijojmë të punojmë në lidhje me rinovimin.

Real Madrid? Askush prej tyre nuk na ka kontaktuar. Le të themi se i kemi bërë Davies një ofertë shumë konkrete, që tregon gjithë mirënjohjen tonë. Në një moment të caktuar të jetës duhet të thuash po ose jo”, u shpreh drejtori sportiv./ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!