Bayern Munich në një mbledhje normale siç ndodh çdo vit mbi të ardhurat me përfshirjen e partnerëve ka prezantuar bilancin. 882 milionë euro është kuota e xhiros vjetore në të gjitha kategoritë që grupi i Bayernit mbulon, 200 milionë më tepër se vitin e shkuar.
“FC Bayern Munchen”, “AG Group” dhe “Basketball GmbH” po ashtu numërojnë rekord në spektrin e anëtarëve aktivë, plot 316 mijë, çka e bën klubin me të madh sportiv në botë. Verën e fundit bordi i bavarezëve shpenzoi më tepër se 150 milion euro në treg, aty ku Harry Kane rezultoi “rekordmeni” në blerje, gati 100 mln euro, treguese se skuadra i ka thyer disi politikat “strikte”.
Nëse për pjesën më të madhe të klubeve më popullore në planet, borxhet janë të zakonshme në bilancin përfundimtar, ky term nuk ka asnjë lidhje me Bayernin./ h.ll/abcnews.al