Shëndeti i njerëzve është primar dhe të gjithë shtetet e infektuara me koronavirus po i bëjnë thirrje popullatës që të mos dalë nga shtëpia. COVID-19 po shkakton mijëra viktima, teksa Italia është vendi më i prekur.
Pasoja do të ketë edhe në aspektin ekonomik dhe klubet e futbollit nuk bëjnë përjashtin. Bayern Munchen ka marrë një veprim fantastik në lidhje me këtë çështje. Lojtarët dhe të gjithë pjesëtarët e klubit bavarez kanë vendosur të heqin dorë nga 20% e rrogave të tyre.
Duke llogaritur që Bayern shpenzoi 336.2 milion euro rroga sezonin e kaluar, i bie që të jenë kursyer nga veprimi i fundit rreth 70 milion euro. Një gjest fantastik në këto kohë të vështira në aspektin shëndetësor, psikologjik dhe financiar. /abcnews.al