Bayern merr lajmin e keq, operohet Neuer dhe mungon disa javë

schedule20:35 - 6 Shkurt, 2022

schedule 20:35 - 6 Shkurt, 2022

Portieri i skuadrës së Bayern Munich, Manule Neuer i është nënshtruar një operacioni në menisk. Gardiani gjerman e kaloi me sukses operacionin ditën e sotme dhe ka qenë vetë klubi bavarez ai i cili ka konfirmuar diçka të tillë.

Sipas “Bild” ky operacion pritet ta mbajë larg fushës së lojës, gardianin e portës bavareze për rreth 4 ose 6 javë.

Në këtë mënyrë Neuer humbet disa nga ndeshjet më të rëndësishme që Bayern Munich do të zhvillojë në këtë fazë të sezonit. /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!