Goditje e rëndë për Bayern Munchen, para ndeshjes kundër Chelsea në Champions League. Para pak ditës, mbrojtësi Benjamin Pavard u dëmtua në ligament dhe tashmë ka bërë edhe kontrollet mjekësore.
Nga Franca zbulojnë se kampioni i botës nuk mund të luajë në Champions League me bavarezët, që duhet të gjejnë një zgjidhje për krahun e djathtë të mbrojtjes.
Trajneri Hans Flick duhet të gjejë një zgjidhje dhe kalimi i Joshua Kimich në mbrojtje është një opsion. Alvaro Odriozola luan gjithashtu në të djathtë të prapavijës, por spanjolli ka luajtur shumë pak dhe zor t’i besohet një vend titullari. /abcnews.al