Pas përfundimit të periudhës së huazimit të anësorit portugez të mbrojtjes, Joao Cancelo te “bavarezët” e Bayern Munich dhe me Benjamin Pavard gjithnjë e më larg “Allianz Arena”, këta të fundit janë të interesuar për afrimin e një mbrojtësi të ri krahu dhe në “shënjestër” është një tjetër lojtar i Manchester City, teksa bëhet fjalë për anësorin e mbrojtësit, Kyle Walker.
Sipas raportimeve më të fundit nga gazetari i mirënjohur i futbollit në Gjermani, Florian Plettenberg, “bavarezët” janë të gatshëm të ofrojnë një shifër nga 20-30 milionë euro për 33-vjeçarin anglez.
“Bavarezët” dëshirojnë ta përfundojnë marrëveshjen sa më shpejt të jetë e mundur dhe aktualisht po punojnë për të arritur një marrëveshje verbale me Walker, me këtë të fundit që e ka shprehur dëshirën e tij për t’u udhëhequr nga tekniku Thomas Tuchel sezonin e ardhshëm.
Ndërkaq, kujtjomë se ky sezon nuk shkoi dhe aq mirë për 33-vjeçarin, i cili zhvilloi në total vetëm 39 paraqitje për “qytetarët” e Manchester City, teksa ka arritur të regjistrojë vetëm 1 asist. /i.m /abcnews.al