Me 11 gola e 2 asistime në 14 paraqitje e fundit për skuadrën e Aston Villa, duket se “bomberi” Ollie Watkins ka gjetur formën më të mirë në karrierën e tij dhe tashmë klube të mëdha evropiane janë në “ndjekje” të 27-vjeçarit.
Sipas raportimeve të fundit të mediave britanike, tashmë për kartonin e “bomberit” të teknikut Unai Emery interesohen “bavarezët” e Bayern Munich, me këta të fundit që po “vuajnë” në majën e sulmit pas largimit të Robert Lewandowski.
Deri më tani nuk është bërë e ditur nëse bordi i Bayern është hedhur në sulm për sigurimin e shërbimeve të Watkins, por në Bavari 27-vjeçari shihet si “zëvendësuesi” perfekt në rast se dështon transferimi i Harry Kane në “Allianz Arena”.
Ndërkaq, kujtojmë se Ëatking po kalon një sezon të mirë me fanellën e Aston Villa, teksa në 32 ndeshjet e luajtura gjithësej në Premier League ka arritur të gjejë 14 herë rrugën e rrjetës si dhe ka kontribuar me 6 asistime për shokët e tij të skuadrës. /i.m /abcnews.al