Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Bayern ka dëshirë të vuajë/ Skuadra bavareze fiton 3-2 në fushën e Augsburg

schedule14:37 - 31 Gusht, 2025

schedule 14:37 - 31 Gusht, 2025

Bajern Mynih nuk ndalet as në javën e dytë të Bundesligës. Bavarezët fituan 3-2 në transfertën e Augsburg, ndërsa rezultati tregon qartë se deri te festa, kampionët gjermanë do të vuanin shumë.

Kjo për fajin e vetë skuadrës së drejtuar nga Vinsent Kompani, që nuk diti të menaxhojë epërsinë e tre golave.

Gnabri kaloi në epërsi bavarezët në minutën e 26-të.

Në minutën e katër shtesë të pjesës së parë, Luis Diaz dyfushoi shifrat, duke dhënë përshtypjen e një sfide të mbyllur përpara kohe.

Kjo ide u forcua pas pushimit, ku vetëm tre minuta nga rinisja e garës, Olise thelloi në 3-0 avantazhin e Bayern.

Por kur gjithçka dukej e mbyllur, Augsburg reagoi fort, duke rihapur ndeshjen.

Jakiç në minutën e 53-të dhe Komur në të 76-ën, ndëshkuan dy herë bavarezët, duke tronditur besimin e tyre.

Me shumë vështirësi, Bayern arriti të ruajë epërsinë minimale deri në vërshëllimën e fundit.

Një fitore që mban bavarezët me pikë të plota në krye pas dy javësh, por që konfirmon edhe një herë mbrojtjen e brishtë në këtë nisje të sezonit të futbollit gjerman.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!