Shkarkimi i tekniku Hansi Flick, menjëherë pas humbjes në miqësore ndaj Japonisë ka lënë një “boshllëk” goxha të madh në pankinën e Kombëtares së “pancerave” gjermanë, të cilët prej kohe të gjatë tashmë, nuk e kanë atë lavdinë e dikurshme.
Ndër emrat më të përfolur për të marrë në dorë, stolin e Kombëtares është ish-tekniku i Bayern Munich, Julian Nagelsmann, me 36-vjeçarin, që prej marsit të këtij viti është pa një ekip, por ende nën kontratë me “bavarezët”.
Sipas raportimeve më të fundit të prestigjiozes gjermane, “Bild”, “bavarezët” kanë rënë dakord të lirojnë Nagelsmann nga kontrata e tij në mënyrë që ai të mund t’i bashkohet kombëtares gjermane dhe pritet që gjithçka të zgjidhet në ditët në vijim. /i.m /abcnews.al