“Bavarezët” e Bayern Munich, duket të jetnë të vendosur për të transferuar “bomberin” anglez, Harry Kane në “Allianz Arena” këtë merkato vere, teksa e kanë kthyer 29-vjeçarin në objektivin kryesor të këtij fraksioni transferimesh.
Sipas raportimeve më të fundit nga gazetar i mirënjohur gjerman i futbollit, Florian Plettenberg, “bavarezët” kanë heq dorë totalisht nga “bomberi” i Napoli, Victor Osimhen dhe tashmë po mendojnë vetëm për transferimin e Kane.
Pas marrjes së këtij vendimi, mund të thuhet me plot gojë se Bayern do të merret vetëm me transferimin e Kane këtë merkato, teksa pritet që negociatat me klubin e Tottenham, të nisin javën e ardhshme. /i.m /abcnews.al