Bayern, frakturë në prakrah për Gnabry, Tuchel: Ai do të jetë jashtë për disa javë

schedule15:17 - 27 Shtator, 2023

schedule 15:17 - 27 Shtator, 2023

Jo vetëm lajme pozitive për Bayern Munich, i cili dje kaloi fazën e 1/32 të Kupës së Gjermanisë duke mposhtur 4-0 Munsterin. Në fakt, gjatë ndeshjes, Serge Gnabry pësoi një frakturë në prakrahun e majtë.

Përgjigja erdhi para përfunditmit të sfidës, falë një ekzaminimi me rreze X. Trajneri i bavarezëve, Thomas Tuchel, foli edhe për këtë dëmtim në kanalet zyrtare të klubit.

“Serge do të operohet nesër dhe d otë mungojë për disa javë. Është shumë e hidhur për të personalisht, por edhe për ne. Ai është një lojtar i rëndësishëm dhe një person i madh”, është shprehur trajneri./h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!