Pas Bundesligës, Bayern Mynich nuk zhgënjen as në Champions. Bavarezët bënë detyrën duke mundur 2-0 belgët e Royal Union, duke u bërë skuadra e dytë pas Arsenal që siguron biletën direkte për në fazën tjetër të turneut.
Ashtu siç pritej, të zotët e shtëpisë dominuan në të gjithë komponentët e lojës. Kontrolli i topin, rastet për shënim dhe goditjet në katërkëndësh ishin të gjitha për gjermanët.
Por në pjesën e parë mungoi vetëm goli, ndërsa skuadrat u kthyen në pushim, ashtu siç e nisën ndeshjen. Gjërat ndryshuan shpejt me rikthimin në fushë për pjesën e dytë.
Harry Kane u ngjit si gjithmonë në skenë, ndërsa me dy gola në vetëm tre minuta shuajti shpresat e belgëve për një rezultat pozitiv. Sulmuesi anglez kaloi në epërsi bavarezët në minutën e 52-të, ndërsa në 55-ën, po vetë nga pika e penalltisë dyfishoi shifrat.
Të pafuqishëm për të reaguar miqtë, madje edhe me një lojtar më shumë në fushën e lojës, pas kartonit të kuq të Kim Min Jae. Nga ana tjetër. Harry Kane gaboi edhe një 11 metërsh në fundin e sfidës, që do ta bënte më të thellë fitoren e skuadrës dhe më të shkëlqyer paraqitjen e tij personale.
Asnjë probem, pasi dy golat e anglezit i mjaftuan Bayern Munich, që siguron kualifikimin për në fazën tjetër të Champions dhe rrit kuotat e tij me favoritëve për trofeun më të lakmuar të futbollit europian për klube./abcnews.al


