Bayern fiton, titulli një hap larg

schedule21:32 - 4 Maj, 2019

schedule 21:32 - 4 Maj, 2019

Bayern fitoi 3-1 ndaj Hannoverit në një sfide jo pak të lehtë. Për bavarezët gjeti rrugën e rrjetës edhe veterani Franck Ribery qe po luan sezonin e fundit me gjermanët.

Vuan pak, por në fund merr atë që duhet, tre pikët me Hanoverin. Skuadra e Niko Kovaç hedh kështu një tjetër hap drejt titullit kampion të radhës në Bundesligë. Këtë javë ata kanë kaluar 3-1 Hannover-in e vendit të fundit në shtëpi dhe kryesojnë renditjen duke mos regjistruar në këtë mënyrë hapin fals.

Pas një pjese të parë të mbyllur në avantazh 2-0 falë golave të Leëandoëski-t dhe Goretzka-s, dukej se vendasit do të merrnin një fitore të lehtë, por nuk ka qenë kështu.  Sepse ka ardhur menjëherë edhe reagimi i miqve, të cilët kanë ngushtuar diferencat me penalltinë e transformuar në minutën e 51-të nga Jonathas. Ky ka qenë goli i 2000-të i pësuar nga Bayern në Bundesliga.

Gjithsesi, sulmuesi i Hannover, i aktivizuar në fillimin e pjesës së dytë, ka prishur gjithçka duke marrë dy kartonë të verdhë në harkun e tri minutave dhe duke lënë me 10 lojtarë ekipin e tij. Gjashtë minuta para fundit ka ardhur edhe goli i Franck Ribery, që ka fiksuar shifrat në 3-1.

Në të 86-n e ndeshje, Kovac hedh në fushë edhe Robben në vend të Coman. Holandezi i ka dhënë kusht fund një makthi që zgjaste nga dhjetori i kaluar pas dëmtimit të pësuar në ndeshjen e Champions League kundër Benfica-s. Kjo ka qenë ndeshja numër 700 në karrierën e tij si futbollist. Një fitore e rëndësishme, që mund të lërë diferencën në plus dy me Dortmundin ose mund ta thellojë edhe më shumë.  /ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!