Bayern Munich nuk do ta blejë mbrojtësin Alvaro Odriozola. Bavarezët e morën anësorin në muajin janar nga Real Madrid dhe tashmë kanë dalë me njoftim për mbylljen e bashkëpunimit me spanjollin.
Danke und alles Gute, @alvaroodriozola! ??
— FC Bayern München (@FCBayern) September 3, 2020
“Dua ta falënderoj Alvaron. Si ekip, me të gjithë futbollistët tanë, u bëmë kampionë të Gjermanisë, fitues të Kupës dhe të Champions League, ndërkohë që Alvaro gjithashtu luajti rolin e tij në suksesin tonë.
Ai është një futbollist i mirë, ka karakter dhe i urojmë gjithë të mirat në të ardhmen”, ka deklaruar drejtori sportiv i Bayern Munich, Hasan Salihamidzic. Odriozola me bavarezët luajti vetëm pesë ndeshje, 3 në Bundesliga, një në Kupë dhe një në Champions League. /abcnews.al