“Bayern e ka problemin me skuadrat e vogla”, Neuer nuk nënvlerëson “Shqiponjat”: Lazio një ekip i fortë

schedule22:36 - 13 Shkurt, 2024

schedule 22:36 - 13 Shkurt, 2024

Mbrëjen e së mërkurës, në arenën e kampionëve do të zbresin “Bavarezët” e Bayern Munich, me “gjigantët” e futbollit gjerman, që do të ndeshen, në tranfertën e vështirë italiane, të “Stadio Olimpico”, ndaj “Shqiponjave” të Lazio, skuadër që di t’i hapë probleme skuadrave të mëdha, sidomos në UEFA Champions League.

Këtë të martë, siç e do zakoni u zhvillua edhe konferenca e zakonshme për shtyp, ku i i pranishëm në rolin e kapitenit ishte edhe “gardiani” i portës së Gjermanëve, Manuel Neuer, i cili nuk i ka nënvlerësuar në asnjë moment italianët, teksa i krahason “Të Kaltërit”, me “Aspirinat” e Bayer Leverkusen, të cilët i mundën paq, të shtunën, që sapo lamë pas.

“Duhet të kujtojmë të gjitha eksperiencat që kemi pasur në Champions League në të kaluarën. Ajo që na dallon nga të tjerët është se ne dimë të rikthehemi te triumfi pas disfatave të rënda. Ne synojmë të fitojmë ‘Veshëllapushen’ këtë sezon. Është sigurisht një skuadër italiane dhe të gjithë dinë të mbrohen shumë mirë, mesfusha është prezente dhe kompakte, do të jenë kompaktë edhe në fazën e sulmit.

Kur sheh emrin e skuadrës të krijon idenë e një ekipi të lehtë për t’u përballur, por Bayern ka pasur probleme edhe në të kaluarën kundër skuadrave ‘më të lehta’. Nuk do të thosha kurrë se Lazio është një ekip më i vogël, le të mos nënvlerësojmë asnjë nga kundërshtarët tanë. Leverkusen na mësoi se duhet të përqendrohemi vetëm te vetja”,- u shpreh ndër të tjera, “gardiani” i portës “Bavareze”. /i.m /abcnews.al