Bayern-Dortmund s’u transmetua në Iran për një arsye skandaloze

schedule12:14 - 1 Tetor, 2020

schedule 12:14 - 1 Tetor, 2020

Mbrëmjen e djeshme u zhvillua supersfida mes Bayern Munchen dhe Borussia Dortmund, përballje kjo e vlefshme për Superkupën e Gjermanisë. Bavarezët arritën të triumfonin kundër të besuarve të Lucien Favre, duke siguruar kështu trofeun e pestë për këtë vit.

Një ndeshje e mbushur me emocione dhe gola, por fatkeqësisht qytetarët e Iranit nuk patën mundësinë ta shijonin sfidën. Televizioni kombëtar Iranian vendosi të mos e transmetoi ndeshjen për një arsye aspak të hijshme për vitin ku jetojmë.

E drejta për të parë ndeshjen iu mohua iranianëve vetëm për shkak të gjytares së takimit. Federata Gjermane e Futbollit kishte caktuar një gjyqtare femër për këtë sfidë, konkretisht Bibiana Steinhaus, dhe kjo ishte arsyeja se pse nuk u transmetua ndeshja në Televisionin Kombëtar. /abcnews.al