Bayern “blindon” mesfushën, te Bavarezët mbërrin “shkatërruesi” portugez

schedule20:56 - 10 Korrik, 2024

schedule 20:56 - 10 Korrik, 2024

Mund të ishte mbyllur që në merkaton e janari, por negociatat dështuan në minutën e fundit, mirëpo gjithçka është zgjidhur pasditen e kësaj të mërkure, me “shkatërruesin” portugez, të mesfushës, Joao Palhinha, i cili është prezantuar si lojtari më i ri i “Baverezëve”, të Bayern Munich, duke lënë përfundimisht londinezët e Fulham.

Sipas raportimeve më të fundit më mediave, kartoni i 28-vjeçarit i ka kushtuar “gjigantëve” gjermanë, plot 55 milionë euro, ku 50 milionë euro do të paguhen menjëherë, ndërsa 5 milionë euro do të jepen në bazë të performancës së lojtarit, me këtë të fundit që do të nënshkruajë një kontratrë 4-vjeçare, nga e cila ende nuk dihet sa do të përfitojë.

Ndërkaq, kutjojmë se Palhinha është një mesfushor me shumë eksperiencë, ku pasi shkëlqeu te portugezët e Sporting Lisbon, shkëlqeu edhe në Premier League, teksa vetëm në sezonin e fundit me skuadrën e Fulham zhvilloi një sezon fantastik, ku zhvilloi plot 39 përballje, ku arriti të shënojë plot 4 gola, si dhe të dhurojë 1 asistim. /i.m /abcnews.al