BATUTAT/ Gallatë tek Siguria: Qefalia flet nga makina, Murrizi shqetësohet për shëndetin e Felajt

schedule11:49 - 2 Dhjetor, 2020

schedule 11:49 - 2 Dhjetor, 2020

Emrin e ka Komisioni i Sigurisë, megjithatë mbledhja e sotme e tij i dukej një varieteje me gallatë, batuta dhe lidhje nga makina edhe pse për një fakt të tillë ka patur mjaft kundërshti nga kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi.

Komisioni diskutoi sot mbi ligjin për mbajtjen e armëve, ndërsa gjithçka nisi me batuta mes kreut të Komisionit Ermonela Felaj dhe deputetit Myslim Murrizi, shkruan abcnews.al.

Fillimisht i diskutua nëse do të kategorizoheshin ose jo si armë thikat apo dorezat, por debati shkoi më tej, ku Murrizi në fakt dukej më tepër i shqetësuar për shëndetin e Felajt duke i thënë se duhej të bëntë kujdes në fazën e parë të rekuperimit nga koronavirusi.

Diskutimi vijoi me armët e gjahut, kur Xhemal Qefalia dhe idetë e tij nga timoni i makinës duke ecur në rrugë. Qefalia kundërshtoi kufizimin e moshës marrjen e lejes së përdorimit të armës së gjahut për herë të parë.

Projektligji e parashikonte se askush mbi 70 vjeç s’mund të aplikojë për herë të parë që të marrë një armë gjahu.

Mirëpo, Murrizit nuk iu ndejt duke e kundërshtuar këtë fakt duke thënë se 70 vjecarëve iu lejohet të martohen dhe përse të mos mbajnë një armë gjahu?

Një pjesë e deputetëve mbështetën qendrimet e Murrizit duke bërë Felajn që të kërkojë nga Ministria e Brendshme rishikimin e këtij limiti moshe.

Ndërkohë, Felaj i tërhoqi vëmendjen Qefalisë duke i kërkuar që të mos lidhet sërish nga makina me Komisionin e Sigurisë.

Batutat:

Xhemal Qefalia nga makina: Unë do të kërkoja rishikimin e kufirit të moshës 70 vjeç..

Myslim Murrizi: E drejta e Zotit i lejon 70-vjeçarëve të martohen dhe ne t’i heqim atë të mbajtjes së një dyfeku në krah…?

*****

Murrizi: Duhet rishikuar kjo pjesa e përcaktimit si armë të dorezave dhe thikave se dalim te historia çadra pistoletë, stilolapsa pistoletë

Felaj: Z. Derivishaj ose z. Llamallari…

Murrizi: Avash-avash kryetare se je në ditët e para të rikuperimit dhe mos mu lodh shumë.

Felaj: Jo nuk lodhem.

Murrizi: A të keqen kryetare.

Felaj: Kur jam në mbledhje me ju çlodhem.

Murrizi: Mezi e ke kaluar Covidin, duam të jesh marshallah.

Felaj: Ashtu jam.

Murrizi: Lëri të lodhen këta të Ministrisë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!