Bundesliga gjermane rikthehet sonte me duelin Schalke-M’Gladbach, ndërsa Bayern Munchen do të zbresë në fushë të dielën jashtë fushe ndaj Herthës së Berlinit, duel që nis në orën 15:30.
Ish-sulmuesi i njohur gjerman dhe trajneri i ekipit kryeqytetas të Herthës, Jurgen Klinsmann ka lëshuar një batutë gjatë konferencës për shtyp në lidhje me mundësinë e rikthimit në pankinën e ekipit bavarez.
“Askush nuk martohet përsëri me të njëjtën grua që është divorcuar. Kam qenë pjesë e Bayernit për dy vite si futbollist dhe një sezon si trajner. Kam kuptuar që Bayern Munchen nuk është vendi i duhur për mua“, thekson Jurgen Klinsmann. /abcnews.al