Manchester United pret nesër Norwich në shtëpi dhe djemtë e Ole Gunnar Solskjaer do të japin gjithçka për të reaguar pas humbjes në derbi. Trajneri norvegjez ka sqaruar mes humorit zërat e dëmtimit të rëndë të Harry Meguire në konferencën për shtyp.
“Maguire është gati për ndeshjen e nesërme. Ai pësoi një lëndim të vogël, nuk e kuptoj se nga kanë dalë lajme të tilla. Ndoshta janë hutuar me dëmtimin e Harry Kane. Në stërvitjen e sotme do të shohim më mirë gjendjen e tij.
Harry Maguire është një luftëtar dhe do të luajë kundër Norwich. Ishte shumë afër aktivizimit edhe në derbin kundër Cityt, por nuk ndihej në formë të mirë“, thekson Ole Gunnar Solskjaer. /abcnews.al