Batuta e radhës, Mourinho: Penalltia? Më mirë bëj bamirësi se paguaj gjobë

schedule18:30 - 27 Shtator, 2020

schedule 18:30 - 27 Shtator, 2020

Tottenham zhvilloi një takim pozitiv, por nuk shkoi më shumë se një barazim 1-1 në shtëpi kundër Newcastle. Ekipi i Jose Mourinhos kaloi në avantazh në pjesën e parë me anë të Lucas Moura, por miqtë barazuan takimin në minutën e shtatë shtesë.

“Qymyrxhinjtë” fituan një penallti të dyshimtë dhe Callum Wilson nuk gaboi nga pika e bardhë. Trajneri portugez i Spurs nuk e kurseu batutën në prononcimin e dhënë pas ndeshjes, teksa vlerëson djemtë e tij për paraqitjen e ofruar.

Nuk dua të komentoj episodin e penalltisë së Newcastle. Preferoj të bëj bamirësi sesa të paguaj gjobën e FA nëse them atë që mendoj. Ekipi im kreu një paraqitje më shumë se të mirë, ishim të jashtëzakonshëm në pjesën e parë.

Duhet t’i kishim mbyllur 45 minutat e para me rezultatin 3-0 ose 4-0, por portieri i tyre u tregua fantastik dhe me pritjet e tij ia doli të mbajë në lojë shokët e skuadrës deri në fund. Në pjesën e dytë u shfaqëm më pak të rrezikshëm.

Gjithsesi, ia dolëm të menaxhonim qarkullimin e topit. Nuk lejuam që Newcastle të krijonte raste apo të na rrezikonte, u shfaqëm shumë solidë dhe të qëndrueshëm“, deklaron Mourinho. /abcnews.al