Batuta e David Luiz: Më mirë i lumtur dhe me 4 orë gjumë…

schedule09:47 - 2 Janar, 2020

schedule 09:47 - 2 Janar, 2020

David Luiz dhe greku Sokratis, autori i golit të dytë të Arsenal kundër Manchester United, folën pas triumfit për BT Sport dhe pranuan se “Topçinjtë” nuk janë akoma në gjendje të përballojnë një ndeshje për 90 minuta.

Të dy mbrojtësit e vunë theksin te gjendja fizike, ndërkohë që u shprehën optimistë për të ardhmen. Mes shumë gjërave të thëna, braziliani David Luiz lëshoi edhe një batutë.

“Është më mirë të flesh katër orë dhe të jesh i lumtur, se sa të shkosh për tetë orë i mërzitur”, tha futbollisti i Arsenal duke qeshur. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!