Javë aspak pozitive për Liverpool. Në fillim humbja 0-2 në Champions League kundër Atalantës dhe sot barazimi 1-1 jashtë fushe me Brighton në kampionat. Teknologjia VAR anuloi dy gola të kampionëve në fuqi, vendime për të cilat Jurgen Klopp nuk e kursen batutën.
“U mësuam me pozicione të parregullta për një gisht këmbe apo sqetull. Nuk mund të ndihem më shumë se krenar për djemtë. Vuajtëm disi në pjesën e parë, por e morëm vetën dhe në pjesën e dytë nuk khsim probleme. Në minutat e fundit na ra disi energjia.
Golat që shënuam ishin të shkëlqyer, por po jetojmë në periudha të vështira. Nuk dua të përsëris veten, por është shumë e rrezikshme për futbollistët të luajmë të mërkurën në mbrëmje dhe të shtunën në drekë”, deklaron trajneri i Liverpool. /abcnews.al