Batuta dhe ironi në dëshminë e Gjiknurit në komisionin e incenetratorëve ,deputeti i PD-së: Boll bëre teatër

schedule19:53 - 22 Shkurt, 2022

schedule 19:53 - 22 Shkurt, 2022

Dëshminë e tij në Komisionin Hetimor për Inceneratorët, ish ministri i Energjisë, Damian Gjiknuri e ka shoqëruar herë pas here me ironi dhe me shkëmbime batutash me anëtarët e opozitës Helidon Bushati dhe me kryetaren e Komisionit Jorida Tabaku.

Deputeti i PD-së ishte ai që në një moment ka kërkuar informacion nga Gjiknuri në lidhje me autorizimin e dhënë prej tij, në funksionin e ministrit të Energjisë, në lidhje me shfrytëzimin e inceneratorit të Elbasanit për 25-vjet nga kompania koncesionare.

Bushati u shpreh me ironi se buzëqeshja e Gjiknurit tregon se ai është familjar me këtë kontratë dhe ka informacionin e nevojshëm.

Kalojmë te kontrata 25-vjeçare për ndërtimin e koncesionit të Elbasanit që besoj që ju jeni shumë familjar dhe i përgatitur se e shoh nga buzëqeshja që ju keni’, ka thënë Bushati.

LEXO EDHE: A e njeh Zoton e Mërtirin? Gjiknuri: Puna më ka bërë të njoh shumë njerëz, siç jam takuar me Bashën që 16 vjeç

Ndërsa Gjiknuri në përgjigjen e tij është shprehur se është detyrim ligjor një kontratë e tillë për çdo ent të prodhimit të energjisë në Shqipëri, e cila merret përmes një procedure të thjeshtë.

S’kisha parë histori që të hedhë një budalla një gurë në lumë dhe të vërsulen të gjithë mbrapa, është si ajo historia “pse s’bie këmbana po këmbanë nuk ka”. Meqë ma bëre pyetjen patjetër që unë jam i përgatitur. Do më dëgjoni me qetësi. Unë përgjigjem me detyrimet që ka ligji dhe detyrimet që ka kontrata. E para nga buron ky detyrim, në ligjin për energjinë thotë që Këshilli i Ministrave autorizon impiantet mbi 2 Mega në Republikën e Shqipërisë, prandaj Këshilli i Ministrave ka nxjerrë këtë miratim’, është shprehur Gjiknuri.

Gjithashtu deputeti i PD-së Helidon Bushati e ka akuzuar Gjiknurin se po lexon kontratat dhe nuk po thotë asgjë në favor të Komisionit Hetimor të Inceneratorëve duke i thënë se po lodhet nga të bërit teatër.

Zoti ministër lexuat bukur dhe aktruat bukur si në teatër. Kam hallin mos të lodheni”, ka thënë ai. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!