Batha: Barazim që vlen si fitore, le të triumfojmë edhe me lojë të shëmtuar

schedule23:22 - 10 Korrik, 2020

schedule 23:22 - 10 Korrik, 2020

Idriz Batha, mesfushori i Tiranës, pas derbit me Partizanin, në lidhjen direkte me emisionin “Gol pas Goli” në Supersport deklaroi:“Ekipi është futur në ngërç, për shkak të presionit të titullit. E rëndësishme është që ta marrim pikët, jo të luajmë bukur.

Duhet të shkojmë drejt objektivit. Mendoj se një pikë sot ishte si fitore. Me pikë të barabarta Kukësi ka avantazh nga ndeshje direkte. Për ne ishte si fitore. Jemi drejt titullit, në rrugën e duhur”.

“Nuk u duk i lodhur ekipi sot, e kontrolluam lojën. I mbajtëm në fushën e tyre. Nuk kemi asnjë problem, e dimë forcën tonë, por është thjesht presioni i titullit. Disa lojtarë nuk e kanë provuar titullin, ndaj edhe situata duket kështu”.

“Jemi në fund të kampionatit. Është normale të mos paraqitemi si para ndërprerjes së kampionatit. Lodhja bën të veten. Ekipi nuk luan dot njësoj edhe tani. Mjafton të marrim pikët, qoftë edhe me lojë të shëmtuar”. /abcnews.al