“Bastiset” vendi më i sigurtë në botë

schedule09:14 - 21 Korrik, 2018

schedule 09:14 - 21 Korrik, 2018

Piratët informatikë kanë kryer një vjedhje rekord në atë që njihet si vendi më i pasur dhe më i sigurt i botës, Singapor. Sipas mediave ndërkombëtare, hakerat kanë vënë në shënjestër sistemin shëndetësor, duke vjedhur të dhënat personale të 1.5 milionë njerëzve, ose çerekut të popullsisë.

Të dhënat u përkasin pacientëve që u janë nënshtruar mjekimeve nga 1 Maji 2015 deri në 4 Korrik të këtij viti dhe përveç emrave e adresave, atyre u janë marrë edhe recetat e ilaçeve.

Mes tyre janë edhe ato të kryeministrit Li Sien Long, që prej kohësh kurohet për shkak të kancerit. Sistemet qeveritare të Singaporit janë kthyer shpesh në objektiv të sulmeve kibernetike, edhe pse në shumicën e rasteve agjencitë e sigurisë kanë arritur t’i neutralizojnë.

Vitin e kaluar pre e sulmeve kibernetike ra Ministria e Mbrojtjes, por hakerat arritën të merrnin vetëm informacione ushtarake të dorës së dytë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!