Bastisen shtëpitë e të dyshuarve për pjesëmarrje të organizatën “Qytetarët e Rajhut”, plagoset një polic

schedule11:26 - 22 Mars, 2023

schedule 11:26 - 22 Mars, 2023

Një oficer policie ka mbetur i plagosur gjatë ditës së sotme gjatë një bastisjeje nga forcat speciale të policisë (SEK) në ambientet e “Qytetarëve të Rajhut ” (Reichsbürger) në Baden-Württemberg.

SEK kreu sot bastisje në 22 prona në të gjithë Gjermaninë  ndërsa vazhdojnë hetimet për Heinrich XIII Prinz Reuss, i cili planifikoi një sulm të armatosur të Bundestagut dhe përmbysjen eventuale të shtetit demokratik.

Prokuroria Federale urdhëroi sot kontrollin e dytë të banesave të dyshuara për përfshirje në organizatë. Gjatë një bastisjeje në banesën e një të dyshuari në Badi – Württemberg, qiramarrësi qëlloi dhe plagosi një punonjës policie.

Punonjësi i policisë është transportuar në spital, ku ndodhet në gjendje të qëndrueshme, ndërsa autori është arrestuar menjëherë. Pesë persona janë arrestuar tashmë në kuadër të hetimit federal të sotëm.

Prokuroria Federale e ka hetuar rastin prej muajsh, me “dyshimin e krijimit të një organizate terroriste”, ndërsa vlerëson se qëllimi i vendosur nga vetë “qytetarët e Rajhut” ishte dalja përtej rendit ekzistues shtetëror në Gjermani,  me përdorimin e “mjeteve ushtarake dhe dhunës ndaj përfaqësuesve të shtetit.

Sipas BILD, të dyshuarit përfshijnë policë dhe personel ushtarak.

Gjatë bastisjes së parë dhjetorin e kaluar, në një nga hetimet më të mëdha për të djathtën ekstreme në Gjermani, u arrestuan 25 burra dhe gra, duke përfshirë kreun e dyshuar të organizatës, Heinrich XIII.

Organizata është përshkruar nga qeveria si “terroriste veçanërisht e rrezikshme”, me Sekretaren e Brendshme Nancy Fesser.

Një rol të veçantë në radikalizimin e “Qytetarëve të Rajhut” besohet se ka luajtur organizata konspirative QAnon, e cila në janar 2021 nxiti turmën të sulmonte Kapitol Hill.

/abcnews.al