Bastisen bankat në Paris, dyshime për evazion fiskal deri në 100 miliardë euro

schedule22:27 - 28 Mars, 2023

schedule 22:27 - 28 Mars, 2023

Nën dyshimet për mashtrim tatimor, autoritetet franceze kryen të martën bastisje në disa banka në Paris. Dyshohet se mashtrimi fiskal mund t’u ketë kushtuar qeverive më shumë se 100 miliardë euro.

Nga Zyra e Prokurorisë Financiare të Francës thanë se bastisjet, të cilat filluan në orën 9:30 të mëngjesit dhe ishin ende duke vazhduar në mesditë, kishin në shënjestër katër banka franceze dhe një bankë ndërkombëtare, të dyshuara për pastrim parash dhe mashtrim fiskal.

Societe Generale, BNP Paribas, dega e BNP Paribas, Exane, Natixis dhe gjiganti bankar britanik HSBC dyshohen për pastrim e mashtrimi tatimor. Për më tepër, BNP dhe Exane dyshohen për mashtrim të rëndë tatimor, hetimet janë nisur qysh në dhjetor 2021, shkruan DW.

“Operacionet në vazhdim, të cilat kanë kërkuar disa muaj përgatitje, po kryhen nga 16 gjyqtarë hetues dhe mbi 150 agjentë hetues,” sipas një deklarate të PNF të lëshuar të martën. Përpos autoriteteve franceze, u përfshinë edhe gjashtë prokurorë nga qyteti perëndimor gjerman i Këlnit.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!