Bastioni i Trump, “Është shumë e qartë”, Joe Biden vijon kryesimin në Pensilvani

schedule08:06 - 7 Nëntor, 2020

schedule 08:06 - 7 Nëntor, 2020

I nominuari për President të Shteteve të bashkuara të Amerikës, demokrati Joe Biden mori 28.833 vota më shumë se Presidenti në detyrë Donald Trump, nga votat e numëruara deri më tani në Pennsylvania.

Zyrtarët në shtetin e shumëdiskutuar, i cili mund t’i japë Biden një fitore të menjëhershme dhe thelbësore për rrugën drejt 270 votave elektorale kundrejt Trump ndërsa numërimi i fletëvotimeve me postë në Qarkun Allegheny ende vijon.

Kjo zonë njihet me prirje demokratike, që përfshin edhe qytetin e Pittsburgh.

Ekzekutivi i Qarkut Allegheny, Rich Fitzgerald rreth orës 11:00 të ditës, njoftoi se 2.436 fletë votimi ishin pro Biden dhe 733 vota të tjera për Trump, duke u thënë gazetarëve, “është shumë e qartë se ku po shkon kjo gjë”.

Një fitore e Pensilvanisë do të fuste në “xhepin” e Biden, 20 vota elektorale të shtetit dhe do të çontë atë direkt në fitoren e Shtëpisë së Bardhë, me 270 vota elektorale.

Ndërsa kombi pret rezultatin e zgjatur të zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020, Trump paralajmëroi Biden duke thënë se ai nuk mund të pretendonte “padrejtësisht” Shtëpinë e Bardhë.

Duke përmendur mashtrime të përhapura, e vjedhje votash për të cilat nuk është dhënë ende asnjë provë, fushata Trump po zhvillon një luftë shteruese ligjore për të sfiduar numërimin e votave në shtete të tilla si Georgia, Arizona, Pennsylvania dhe Nevada ku gara ende vijon.

n.d./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!