Bastet online, eksperti: Kompanitë fituese do të tregojnë adresat se ku do të luhet

schedule14:26 - 14 Shtator, 2023

schedule 14:26 - 14 Shtator, 2023

Eksperti për çështjet e ekonomisë, Bardhi Sejdarasi thotë se kompanitë të cilat do të marrin licencën për aktivitetin e basteve online, e kanë të detyrueshme të tregojnë se në cilat platforma do të luajnë qytetarët shqiptarë.

Në emisionin “Sheshi i Dollarit” në ABC News, Sejdarasi u shpreh se shteti shqiptar e ka pasur të pamundur që t’i gjurmojë bastet online.

Në lidhje me taksën 15%, Sejdarasi nënvizoi se paratë e fituara nga bastet online, do të përdoren nga buxheti i shteti për invesime në sport.

“Ka dy detyrime shumë të rëndësishme. Ne nuk e gjenim se ku luanim online. Kompania fituese duhet të depozitojë të gjitha adresat online ku do të luhet. Shteti e ka pasur të pamundur t’i gjurmojë. Kompania që fiton, është e detyruar që në ditën e parë të raportojë se ku do të punojë. Do jenë 10 licenca sepse duhet të kemi parasysh madhësinë e tregut, nuk do të luhet fizikisht, por vetëm nëpërmjet sistemeve. Nuk mund të ketë në treg më tepër se kaq. Kompania, në momentin që merr licencën duhet të tregojë se ku luajnë shqiptarët. Ka pasur nevojë imdeiate, një pjesë e mirë të ardhurave nga bastet online, të kalojnë për sportin. Pjesa e kontrollit dhe detyrimeve paraprake që kanë kompanitë që do fitojnë, janë të detyruar të respektojnë detyrimet.

Ne nuk mund ta shpikim rrotën. E kemi pasur siklet pjesën e basteve sportive, jo online. Baste sportive nuk mund të ketë në çdo kat pallati, do ketë vetëm në celular, tablet. Këto janë modele që nuk e ka shpikur Shqipëria. Nuk duhet ta vrasim shumë mendjen që duhet ta mbajë shteti. Shteti duhet ta mbikqyrë dhe monitorojë, gjë që nuk e ka bërë deri më tani”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!