Bastet në Euro 2024, tre lojtarë të Shqipërisë me koeficent për golashënuesin e turneut

schedule08:42 - 17 Maj, 2024

schedule 08:42 - 17 Maj, 2024

Kompanitë e parashikimeve sportive vazhdojnë të shtojnë opsionet e basteve për ndeshjet e Europianit së fundmi kanë dalë edhe kuotat për titullin si lojtari më i mirë i turneut. Kombëtaret ende nuk i kanë bërë publikë emrat e lojtarëve që do të grumbullojnë, por janë disa prej tyre të cilët do të jenë pashmangshmërisht të pranishëm.

Koeficientin më të ulët për t’u shpallur lojtari më i mirë, që do të thotë mundësitë më të mëdha i ka Kylian Mbappe. I ndjekur nga Jude Bellingham dhe Harry Kane që janë golashënues fantastikë.

Në listën e shkurtër ndjekin Bukayo Saka, Cristiano Ronaldo dhe Kevin De Bruyne.

Nuk mungojnë emrat e futbollistëve të kombëtares shqiptare edhe pse merr pjesë për herë të dytë në finalet e kësaj gare. Nedim Bajrami dhe Sokol Cikalleshi vlerësohen me koeficientin 351 ndërsa Armando Broja 501.

Thuajse e pamundur për kuqezinjtë që të fitojnë këtë çmim, por kompanitë e basteve nuk e përjashtojnë si mundësi pasi në këtë listë bëjnë pjesë vetëm 124 lojtarë nga 624 që do të grumbullohen gjithsej në 24 ekipet pjesëmarrëse./h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!