Katër persona janë arrestuar në Tiranë dhe tre të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë, në kuadër të operacionit policor të koduar “Bad spin 7”.
Gjatë këtij operacioni, janë identifikuar subjekte dhe shtetasit që kryenin aktivitetin e paligjshëm të organizimit të lotarive të palejuara, baste sportive online dhe të përshtatjes së ambienteve për këtë veprimtari të paligjshme, në zona të ndryshme të Tiranës.
5 aparatet celulare të këtyre shtetasve dhe 1 njësi kompjuterike u sekuestruan në cilësinë e provës materiale./abcnews.al