Klejvis Drevishi dhe Gentjan Domi kanë rënë në prangat e policisë pasi organizuan lojëra fati në kundërshtim me ligjin, në lokalet e tyre. Uniformat blu bëjnë me dije se nga operacioni i koduar “Basti i fundit” këta shtetas u arrestuan pasi u kapën teksa vinin baste sportive nëpërmjet celularëve, në fshatin Xhavzotaj dhe në Shijak.
Ndërkohë janë sekuestruar 2 celularët, me faqe bastesh aktive në ta.
Sakaq materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.
/abcnews.al/