Basketbollisti i njohur bën gjestin e veçantë për familjen e George Floyd

schedule07:21 - 19 Janar, 2021

schedule 07:21 - 19 Janar, 2021

Ylli i Brooklyn Nets Kyrie Irving ka blerë një shtëpi për familjen e George Floyd, konfirmoi këtë javë ish – lojtari i NBA Stephen Jackson. Në një paraqitje në podcastin “The Rematch” , Jackson, i cili ishte një mik i të ndjerit Floyd, konfirmoi veprën bamirëse.

“Kyrie Irving u bleu atyre një shtëpi. Menaxheri i Lil Wayne u bleu atyre një Mercedes-Benz. Barbra Streisand u dha atyre aksione në Disney,” tha Jackson.

Në maj të vitit të kaluar, Floyd, një njeri me ngjyrë u vra nga një polic. Vdekja e Floyd çoi në protesta në Shtetet e Bashkuara. Sipas Marc J. Spears të The Unfefeated, Irving bëri blerjen e shtëpisë afërsisht pesë deri në gjashtë muaj më parë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!