Ish-lojtari i North Carolina dhe ylli i NBA-së, Eric Montross, ka vdekur të dielën në moshën 52 vjeçare pas një beteje me kancerin.
“Familja e tij është mirënjohëse për mbështetjen e jashtëzakonshme dhe dashurinë me të vërtetë kaq të madhe të shprehur nga shumë njerëz, ndërsa ai luftoi me vendosmëri e me shpirt”, shkruan familja e itj.
Gjithashtu ngushëllime ka ndarë edhe ish-skuadra e tij, North Caroline.
“Carolina Athletics, familja e bashketbollit Tar Heel dhe i gjithë komuniteti i Universitetit janë thellësisht të pikëlluar dhe të shokuar nga humbja e Eric Montross, një prej ish studentëve tanë më të dashur, në një moshë shumë të re. Eric ishte një lojtar i shkëlqyer dhe student i kompletuar, por ndikimet që ai bëri në komunitetin tonë shkuan përtej fushës së basketbollit. Ai ishte një njeri me besim, një baba, burrë e bir i jashtëzakonshëm dhe një nga ambasadorët më të njohur të Universitetit dhe Chapel Hill”.
Montross ka luajtur gjithashtu për Dallas, Neë Jersey Nets, Philadelphia 76ers, Detroit Pistons dhe Toronto Raptors gjatë tetë viteve të tij në NBA./h.ll/abcnews.al
With heavy hearts we bring you this update from the family of Eric Montross.
Rest in peace Big E.
?: https://t.co/EgOjPTSh2B pic.twitter.com/V3TgxZDWPm
— Carolina Basketball (@UNC_Basketball) December 18, 2023