Ish-basketbollisti i Lokomotivës së Durrësit, Petraq Jorgoni është ndarë nga jeta. Lajmin e ka bërë të ditur Akademia Sportive Goga Basket, që i shpreh ngushëllime familjes.
Jorgoni ka luajtur basketboll ne vitet 1958-1968, gjithashtu është aktivizuar edhe me skuadrat e Dinamos dhe Studentit.
NJOFTIMI I GOGA BASKET: Me hidhërim mësuam se është ndarë nga jeta, në moshën 81 vjeçare, ish basketbollisti i Lokomotivës së Durrësit, Z. Petraq Jorgoni.
Taçi ka luajtur basketboll ne vitet 1958-1968 ku gjithashtu ka luajtur dhe me skuadrat e Dinamos dhe Studentit. Ai ishte një nga sportdashësit më të dashur të Akademisë. I shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes për humbjen e tij. /abcnews.al

