BASKETBOLL/ Tirana fiton Kupën, kampionët në fuqi mposhtin Besëlidhjen në finale

schedule21:36 - 21 Janar, 2024

schedule 21:36 - 21 Janar, 2024

Fanella mbetet e rëndë, por duket se financat po punojnë. Kupa e Shqipërisë në basketboll për meshkuj fitohet nga Tirana, e cila edhe pse nuk ka shkëlqyer këtë sezon në Superligë, tregoi tjetër paraqitje në kompeticionin e dytë më të rëndëishëm në vend.

Skuadra bardheblu triumfoi ndaj Besëlidhjes në finalen e luajtur këtë të shtunë në Sallën Olimpike “Feti Borova” në kryeqytet. Kampionët në fuqi të Shqipërisë ia dolën ndaj rivalit më të fortë, me shifrat 91-74.

Më i miri për ekipin “Bardheblu” ishte amerikani Isauah Harris, që shënoi 35 pikë dhe kapi 15 topa në tabelw. Përveç tij, kontribut të rëndësishëm dha Endri Hysenagolli me 12 pikë, 16 topa në tabela e 4 asistë. Pikërisht amerikani Harris ishte vendimtar, dhe është përforcim i janarit për skuadrën e kryeqytetit.

Kjo ishte kupa e 20-të e Shqipërisë e fituar në histori nga Tirana, që mban rekordin. Gjithsesi, Besëlidhja është skuadra më e mirë këtë sezon në Superligë, duke mbajtur vendin e parë, ndërsa Tirana është e treta. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!