Basketboll/ Flamurtari i vajzave i pamëshirshëm, mposht thellë skuadrën e Bashkimit

schedule10:17 - 4 Mars, 2022

schedule 10:17 - 4 Mars, 2022

Skuadra e Flamurtarit në basketboll për femra vazhdon me serinë e fitoreve në Ligën Unike, ku vazhdojnë të mbajnë edhe vendin e parë në renditje.

Vajzat basketbolliste të skuadrës kuqezi fituan përballjen me rezultat të thellë 85-58 përballë skuadrës së Kosovës, Bashkimit të Kumanovës.
Skuadra vlonjate vuri diktatin e saj që në pjesën e parë, ku në 10 minutat e para vendosi menjëherë edhe diferencën në pikë nga vajzat e skuadrës së Bashkimit, ku pjesa e parë u mbyll në favor të vajzave të trajneres Elona Hasanaj 48-27.

Edhe pjesa e dytë është dominuar totalisht nga Flmaurtari, ndërsa takimi u mbyll 85-58. Një fitore kjo që i mban vajzat kuqezi si udhëheqesë të Ligës Unike, ku pjesë e saj janë 3 ekipe shqiptare dhe 3 ekipe kosovare. Flamurtarin takimin i radhës pritet ta zhvillojë ndaj skuadrës së Prishtinës./ h.ll/abcnews.al