Ndodhi si në volejbollin e meshkujve. Tirana për herë të dytë në pak ditë nuk mundi të merrte titullin kampion, dhe këtë radhë në basketboll për femra, me skuadrën “Bardhebluve”, që ishte padyshim favoritja për sigurimin e titullit kampion, me vajza e teknikes, Mirza Alibegaj, që u mundën në fushën e Flamurtarit, që e ruajti nderin e kampionit në fuqi.
Vajzat vlonjate triumfuan në Pallatin e tyre të Sportit, veçse me vuajtje të mëdha, dhe ky është një paralajmërim se kryeqytetaset pritet të mbyllin gjithçka në ndeshjen e katërt finale, teksa në Vlorë sfida përfundoi me shifrat, 63-60, pas një dueli të fortë gjatë të 40 minutave, duke e çuar rezultatin momental të “play-off”, në 2 me 1 për “Bardheblutë”, që kanë nevojë edhe për një sukses tjetër.
Sesa e fortë ishte ndeshja e kupton nga rezultati i çdo pjese. E para përfundoi 18-18, e dyta 37-35 për Tiranën, e treta sërish në barazim, 52-52. Vetëm në 10 minutat e fundit, Flamurtari ia doli 63-60. Ndeshja e katërt finale do te luhet te premten ne kryeqytet, dhe nëse fiton, Tirana shpallet kampione për të 42-ën herë në histori. /i.m /abcnews.al